Deputeti Ligoraq Karamelo i cilësoi protestat e opozitës si dashakeqe dhe anti-demokratike që synojnë prishjen e imazhit të vendit.

 

Nga foltorja e Kuvendit, Karamelo, i cili mori mandatin vetëm pak javë më parë, I bëri thirrje Kuvendit që të zhvillojë një debat politik drejtuar popullit dhe ndërkombëtarëve për krizën politike.

 

Sipas Karamelo, opozita po tolerohet së tepërmi pavarësisht protestave të dhunshme që po zhvillon dhe thirrjeve për luftë civile.

 

“Vërehet një tolerancë me tepricë. Kuvendi ka rol kontrollues dhe drejtimin politik të shtetit dhe duhet ta dëshmojë tani. Grupet parlamentare duhet të shprehen hapur. Të futet me procedurë të përshpejtuar një debat në Kuvend drejtuar popullit dhe faktorit ndërkombëtar” tha ai.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *