Subscribe

Prej ditës së djeshme, gadishuilli i Karaburunit ndodhet i përfshirë nga flakët. Sipërfaqeja e djegur ka shkuar në dhjetra hektarë, ndërsa forcat zjarrëfikëse e kanë të pamundur ndërhyrjen për shkak të terrenit të vështirë.

 

Situata mbetet problematike pasi orëta e para të mëngjesit u aktivizua sërish vatra e zjarrit mbi kishën e Marmiroit në Orikum.

 

Flakët të ndihmuara edhe nga era rrezikojnë të përfshinë edhe parkun e Llogarasë.

 

Të ndodhur në këto kushte dhe në pamundësi për të ndërhyrë, autoritetet kanë kërkjuar ndërhyrje nga ajëri.

 

Deri më tani, në terren ndodhen forcat zjarrëfikëse të Vlorës, ato të zonave të mbrojtura si dhe 40 ushtarë të forcave të armatosura, të cilët po përpien me mjete rrethanore të neutralizojnë flakët.

 

Zjarrëvënia dyshohet të jetë e qëllimshme. Deri më tani në qarkun Vlorë janë djegur nga zjarret më shumë se 200 haktarë pyje me shkure e kullota.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *