Subscribe

“Kapter Behari” është premiera që do të ngjitet ne skene sot ne mbremje në Teatrin Metropol. Kapter Behari, përgjegjës në burgun e Burrelit, i lexon çdo ditë me altoparlant të burgosurve politikë librat e Enver Hoxhës dhe gazetat e ditës. Shqipëria e viteve 70-80 vjen në vëmendjen e publikut, si nevojë për të mos u harruar historia e te shkuares. Kjo dramë e shkruar dhe me regji nga Stefan Çapalikut, merret ekskluzivisht me mënyrën e fabrikimit të jetëve paralele, të fshehta  ne diktaturë.

 

STEFAN ÇAPALIKU – REGJISOR

“Kjo tematikë duhet rrahur sepse ne po jetojmë një moment transitiv te pafund, tepër të gjatë dhe po të kthesh pak kohën pas dhe të kuptosh çfarë e bën kaq të gjatë këtë tranzicion, e bën komunizmi. Ne kemi kulturën e mohimit që është si pasojë e kulturës së dyzimit dhe ajo çfarë është më e keqja është të jetuarit në mënyrë paralele.”

 

Shfaqja vjen nën interpretimin e aktorëve Ervin Bejleri, Naun Shundi dhe Enisa Hysi, të cilët rikthehen në skenë pas një mungese të gjatë për shkak të pandemisë.

 

STEFAN ÇAPALIKU – REGJISOR

“Aktori është një qenie si sportisti, është një qenie i cili pret të stërvitet nga dita në ditë, është i etur të futet në skenë. Mundësitë që i ofron teatri shqiptar komunitetit të aktorëve janë shumë të vogla.”

 

Premiera do të jetë në skenën teatrore në datat  9, 10,11 dhe 12 shtator.

 

 

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *