E enjte, 12 Nëntor 2026 Mes'dritë Live deri në 12:00 Në vijim ora 12:00: Lajme Ora 12:00 dhe Moti Reklamo Kontakt Karriera
Vizion Plus
Kronikë

Kapshticë/ Rritet numri i emigrantëve që vijnë nga Greqia

Rritet numri i hyrjeve nga Greqia në drejtim të Shqipërisë nga pika e kalimit kufitar të Kapshticës.

 

Vetëm gjatë katër ditëve të fundit, nga kjo pikë e kalimit kufitar, kanë hyrë më shumë se 1130 shtetas. Pavarësisht masave të vendosura nga Komiteti i Ekspertëve për karantinim 14-ditor për të gjithë ata që hyjnë nga shtetet fqinje, ka pasur fluks në rritje të emigrantëve që vijnë nga vendi helen për të kaluar festën e Pashkës, së bashku me familjarët e tyre në Shqipëri.

 

Nga ana tjetër, duket se lëvizje të shtuara ka pasur edhe në pikën e kalimit të Qafë Thanës. Nga kjo pikë kalimi, vetëm gjatë kësaj jave kanë hyrë më shumë se 1522 shqiptarë dhe të huaj.

Vazhdo të lexosh

Reklamë