Duket sikur ka ardhur tamam koha për të shkuar në plazh por, në të vërtetë, nuk është kështu. Dielli i nxehtë që ishte sot i pranishëm në pjesën më të madhe të vendit, vetëm sa po i paraprin vranësirave dhe rreshjeve lokale që do të vijojnë në ditët e ardhshme. Temperaturat nuk do të rriten, siç të gjithë jemi përgatitur, përkundrazi! Në zonat veriore nuk ka munguar as dëbora. E njëjta situatë është paraqitur edhe në Korçë.
Sipas meteorologëve, kjo do të vazhdojë të jetë situata deri në ditët e para të majit. Si asnjëherë tjetër, edhe muaji kur ishim mësuar të bënim larjet e para në det, do të jetë i paqendrueshëm, me tepermatura të ftohta e rreshje të herëpashershme.
Dimri ende nuk është larguar përfundimisht prandaj mbani gjithmonë një xhup të lehtë me vete!

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *