Kreu i Bashkisë se Mallakastrës Agron Kapllanaj, ka sqaruar ne Facebook historinë e dënimit te tij ne Itali. Ai shkruan se ne vitin 1995 ka qene emigrant ne Itali dhe ka blere nje makine me letra false, por pa e ditur këtë fakt. Po ate vit ai u kap nga policia rrugore, e cila e procedoi. Kapllanaj sqaron me tej se me pas u kthye ne Shqiperi, por pa u njoftuar se ne vitin 2003 ai ishte dënuar me dy vjet burgim të pezulluar dhe me 200 euro gjobë. Kryebashkiaku i Mallakastrës thekson se ka qene disa here ne Itali, por nuk është ndaluar nga policia. Ai përfundon duke thënë se nuk është burgosur asnjë ditë të vetme, megjithatë, është përgjegjës per ngjarjen dhe mbetet i hapur per çfarëdolloj mase.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *