E enjte, 1 Tetor 2026 Film TV deri në 00:31 Në vijim ora 00:31: Zilia Reklamo Kontakt Karriera
Vizion Plus
Kronikë

Kapja e 500 kg drogë në Vlorë, burg për 7 personat e arrestuar

Gjykata e Vlorës ka lënë në burg shtetasit e arrestuar gjatë operacionit ku u sekuestruan 500 kg lëndë narkotike.

Për Idriz Meminaj, Romir Meminaj, Emanuel Meminaj (vëllezër), Nertil Gjoni, Xhuliano Gjoni, Laurent Likaj dhe Altin Meci, Gjykata ka vendosur masen e sigurise “Arrest ne burg”.

Reklamë

Seanca për të shtatë personat e arrestuar nisi rreth orës 13:00 dhe zgjati 90 minuta.

Gjykata pranoi kërkesën e Prokurorisë ndërsa seanca u drejtua nga gjyqtarja Eranda Cufo.

Një operacion antidrogë i zhvilluar gjatë natës deri në orët e para të mëngjesit të së martës shkatërroi një grup kriminal të trafikimit të kanabisit në Vlorë. 500 kilogramë kanabis janë sekuestruar si rezultat i këtij operacioni, sasi e cila do të dërgohej drejt Turqisë.

Sasia e lëndës narkotike ishte ndarë në 34 pako të madhësive të ndryshme.

Dy furgona dhe dy automjete janë sekuestruar, gjatë operacionit, ku morën pjesë edhe forcat RENEA dhe FNSH. Gjatë kontrolleve të banesave të autorëve, janë gjetur dy armë zjarri, katër automjete dhe 8 celularë./vizionplus.tv/

Vazhdo të lexosh

Reklamë