Subscribe

Rikthehet sonte ne mbrëmje KAPITAL, hapesira kushtuar politikes dhe jo vetem. Nje format nga Aleksander Furxhi, prej disa sezonesh pjese e ekranit te Vizion Plus, do te risjelle çdo te premte mbrema panele diskutimi qe zgjojne debate e qe frymezojne mendim e gjykim. KAPITAL ju ofron nje mundësi njohjeje dhe eksplorimi të realitetit shqipëtar dhe më gjerë.

Ne varesi te dinamikes se ngjarjeve, studio e emisionit zhvendoset ne zemren e zhvillimeve me thelbesore jo vetem per Shqiperine por edhe per ato qe lidhen me shqiptaret kudo ne bote.

Synimi i tij emisioni është të provokojë pjesëmarrjen e një publiku sa më të gjerë në diskutime konstruktive që kanë si rezultat zgjidhjen e problemit duke konsoliduar vlerat e gazetarise profesionale dhe komunikimit masiv.

Kapital nga sonte mbrema, çdo te premte ora 21:00 ne Vizion Plus nga Aleksander Furxhi.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *