Arrestimi i nje te riu nga shërbimet sekrete ukrainase parandaloi nje masakër ne France. 25-vjeçari francez i identifikuar si Greguar. M kishte planifikuar te kryente 15 sulme terroriste gjate kampionatit Europian te futbollit ne France, qe starton ditën e premte. Per ta çuar deri ne fund kete synim kishte siguruar arme, detonatorë dhe 125 kg tritol. Gjithçka e ka rrëfyer vete terroristi pas arrestimit ne kufirin mes Ukrainës dhe Polonisë.
Kreu i shërbimeve sekrete ukrainase, Vasily Gritsak, sqaroi se francezi ishte ndaluar muajin e kaluar ne Ukraine me nje sasi te madhe armesh. Ai kishte punuar ne nje ferme ne lindje te Francës, por nuk rezulton person me rekorde kriminale. I dyshuari mbahej nen mbikëqyrje qe prej dhjetorit te kaluar dhe kishte siguruar kallashnikovë, granatahedhës, municione, detonatorë e eksploziv ne sasi te mëdha. Agjentet zbuluan se ai kishte kontakte me grupe te armatosura ne Ukraine, nga te cilat blinte armatimet. Sulmet do te kishin ne shënjestër ndërtesa publike dhe vende kulti te myslimaneve dhe hebrenjve. Terroristi kishte shprehur pakënaqësi per veprimet e qeverise franceze, çështjen e emigranteve dhe per përhapjen e islamit dhe globalizmit. Siguria ne Europe e veçanërisht ne France është forcuar pas sulmeve te Parisit e Brukselit dhe ne prag te nisjes se kampionatit te futbollit Euro 2016.
Kapet terroristi francez





