Subscribe

Zgjati pak orë arratia e drejtuesit tē mjetit qe perplasi nje familje ne Tirane.

 

Forcat e rendit prangosen Ajas Sulejmenin 39 vjec, i cili mori perpara me makine nje cift bashkeshortesh dhe femijen e tyre 3-muajsh.

 

Sulejmeni, udhetonte ne nje mjet luksoz me shpejtesi bashke me kusheririn e tij, kur ne “Rrugen e Kavajes” goditi ciftin e bashkeshorteve Arjan dhe Vikena Konomi, te cilet kishin ne duar edhe karrocen me femijen  e tyre te mitur.

 

Shkaktaret e aksidentit braktisen mjetin dhe u larguan brenda nje kompleksi.

 

Policia  fillimisht prangosi kusheririn e shoferit dhe me pas edhe vete 30-vjecarin qe shkaktoi aksidentin.

 

Dy bashkeshortet jane ne mjekim intensiv ndersa femija 3 muajsh eshte jashte rrezikut ne spital.

 

Tiranë/Informacion paraprak

Më datë 08.05.2022, në Rrugën e Kavajës, një mjet me drejtues ende të paidentifikuar, ka përplasur shtetasit V. K., 43 vjeçe, A. K., 48 vjeç dhe fëmijën e tyre të mitur 3 muajsh, të cilët si pasojë janë dëmtuar dhe ndodhen në spital, nën kujdesin e mjekëve.

Drejtues i mjetit ka braktisur mjetin dhe është larguar nga vendi ngjarjes.

Grupi hetimor po punon për kapjen e autorit dhe sqarimin e rrethanave të ngjarjes.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *