E enjte, 8 Tetor 2026 Fat i Hidhur deri në 02:45 Në vijim ora 02:45: Lajmet e Fundit Reklamo Kontakt Karriera
Vizion Plus
Bota

Kapet sasi rekord droge në Itali/ Mund të furnizohej gjithë tregu evropian

Një sasi rekord e drogës sintetike është zbuluar dhe sekuestruar nga autoritetet italiane këtë të mërkurë.

Droga e kapur në portin e Salermos është e llojit amfetaminë dhe ishte e ndarë në më shumë se 84 milion tableta, me mbishkrimin Captagon.

Reklamë

Transporti nga Siria drejt Italisë është bërë i mundur vetëm përmes fshehjes së lëndës në 3 kontenierë.

Reklamë

Por dyshimet më të mëdha janë se droga është prodhuar në Siri nga grupi terrorist ISIS. E quajtur ndryshe si “droga e xhihadit”, amfetamina është ëprdorur nga luftëtarët e ISIS dhe prodhimi e tregëtimi i saj i ka ndihmuar në financimin e komploteve terroriste.

Hetuesit shprehen se ngarkesa ka të ngjarë të lidhet me një bashkëpunim të grupeve kriminale, pasi asnjë tregtar i vetëm nuk mund të përballojë një blerje prej 1 miliardë eurosh. Madje dyshohet se në trafikun e drogës mund të jetë i përfshirë edhe grupet kriminale të Camorras në Itali.

Policia e Napolit tha për mediat se pilulat e sekuestruara në Salerno ishin të mjaftueshme për furnizuar të gjithë tregun evropian.

Vazhdo të lexosh

Reklamë