E premte, 2 Tetor 2026 Mes'dritë Live deri në 12:00 Në vijim ora 12:00: Lajme Ora 12:00 dhe Moti Reklamo Kontakt Karriera
Vizion Plus
Kronikë

Kapet punonjësi i bankës, i grabiti 280 milion lekë klientëve

Policia e Shkodrës finalizoi operacionin e koduar “Transaksioni”, duke arrestuar një shtetas i cili ishte shpallur në kërkim për shkak se ishte dënuar nga gjykata.

 

Reklamë

Olsi Boriçi,  41 vjeç u kap në  banesë në lagjen “Skënderbeg”, në  Shkodër.

 

Kapja dhe ndalimi tij u bë pasi  Gjykata e Apelit Shkodër në vitin 2017,  e ka dënuar me vendim të formës së prerë  me 10 vite burg, për veprën penale “Vjedhje e bankave dhe arkave të kursimit”.

 

Ky shtetas  në bashkëpunim me një shtetas tjetër  duke qenë punonjës të një banke të nivelit të dytë kanë kryer disa transaksione në shuma të konsiderueshme parash pa miratimin e klientëve  të kësaj banke dhe duke falsifikuar nënshkrimet e tyre kanë përfituar  në mënyrë të paligjshme 28.000.000 lekë (të reja), këto veprime janë kryer në data të ndryshme të muajit shtator të vitit 2009.

Vazhdo të lexosh

Reklamë