Subscribe

Ky është momenti i arrestimit të 36 vjecarit Kelmend  Xhaferri, i cili lëvizte me arme zjarri pa leje, ndonëse ishte ne arrest shtëpie nga Gjykata e Krimeve të Rënda Tiranë.

 

Ai u vu ne pranga nga policia mbrëmjen e së mërkurës ne lagjen “5 maji” ne qytetin e Elbasanit, teksa drejtonte nje mjet tip “porsh”.

 

Policia sqaron se në momentin që është ndaluar 36 vjecari ka hedhur armën e zjarrit në tokë dhe ka tentuar të largohet per t’u shpëtuar uniformave blu.

 

Gjate kontrollit ne makine, policia sekuestroi një armë zjarri pistoletë dhe 15 copë fishekë, si dhe automjetin tip “porsh”.

 

Kelmend Xhaferri u arrestua me 19 shtator të 2017 për incidentin e rëndë me policinë  te “Tregu Agro Ushqimor” ne Elbasan ku makina e Gjergji Oshafit, Zv/Drejtorit të Policisë së Elbasanit u godit nga një automjet i blinduar

 

Kelmend Xhaferri u arrestua, pasi së bashku me Ledio Zabelin dhe Valmir Dedjan pasi gjatë kontrollit iu gjetën lëndë narkotike, armë zjarri pa leje.

 

Ata kundërshtuan policinë gjatë ndërhyrjes për të ushtruar kontroll në ambientet e tregut agro-ushqimor.  Xhaferri dyshohet se është pjestar i nje prej grupeve kriminale qe vepron ne territorin e Elbasanit.

 

Ndërkohe uniformat blu dhe Forcat e Ndërhyrjes se Shpejte po ushtrojnë kontrolle te imtesishme per te kapur personat e skeduar me te kaluar kriminale ne Elbasan e qe mbajnë arme pa leje.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *