E martë, 10 Nëntor 2026 7 PA 5 Live deri në 09:00 Në vijim ora 09:00: Mes'dritë Live Reklamo Kontakt Karriera
Vizion Plus
Vendi

Kapet një ton drogë në Berat

Një sasi prej nje ton kanabis sativa u sekuestrua këtë të enjte nga policia në qarkun e Beratit. Burime pranë Prokurorisë se Krimeve te Renda thane se lënda narkotike u gjet e fshehur në një magazinë në fshatin Lapan. Prokuroria ka shmangur policinë lokale ne hetim për shkak të rrezikut te dekonspirimit të operacionit. Mësohet se janë firmosur 6 urdhër arreste. Dyshohet se magazina ishte përdorur prej kohesh për tharjen dhe paketimin  e kanabisit. Ndërkohë shërbimi për çështjet e brendshme në Policinë e Shtetit prangosi dy efektivë të komisariatit të Librazhdit. Arrestimi i Luan Qosjas dhe Gurali Torras u bë pasi dy efektivët akuzohen se kanë lejuar kultivimin e kanabisit në zonat që u ishte caktuar mbikëqyrja.

Vazhdo të lexosh

Reklamë