E enjte, 1 Tetor 2026 Përrallë në Ishull deri në 02:45 Në vijim ora 02:45: Lajmet e Fundit Reklamo Kontakt Karriera
Vizion Plus
Kronikë

Kapet një 34 vjeçar i rrezikshëm në operacionin “Stadiumi”

Një shtetas I shpallur në kërkim për plagosje është arrestuar në Shijak

Operacioni policor i koduar “Stadiumi”  çoi në prangosjen e shtetasit Alvaro Jashari, 34 vjeç, banues në Shijak, i dënuar më parë për veprën penale “Vjedhja me dhunë”.

Reklamë

Ai është autori i dyshuar i plagosjes me armë zjarri të 28-vjeçarit, ngjarje e ndodhur te stadiumi në Shijak në 30 maj.

Në këtë ngjarje, pas një konflikti për motive të dobëta, i arrestuari ka plagosur me armë zjarri pistoletë shtetasin Enri Isai., 28 vjeç.

Forcat e policisë bëjnë të ditur se operacioni  u zhvillua në kushte të larta sigurie pasi personi paraqiste rrezikshmëri shoqërore.

Vazhdo të lexosh

Reklamë