Subscribe

Anijen “Sea Scanner”, që u largua pa leje nga Porti i Durrësit pak dite më pare, është bllokuar ne Kroaci.

 

Gjykata e qytetit të Rijekes vendosi sekuestro ndaj anijes si dhe detyrimin për 195 mijë euro garanci për pronarin, pasi ka shkelur kodin detar.

 

Anija “Seascaner” me flamur të Sierra Leones kishte sjellë me 26 qershor 6 mijë tonë kripë në Durrës. Por pas shkarkimit të sasisë prej 5500 tonësh, kapiteni i anijes u konfliktua me personat që ishin pritësit e mallit. Ky i fundit nuk pranoi të merrte pjesën e mbetur prej 500 tonë kripë, pasi ajo rezultonte se ishte e përzier me qymyr e për pasoje, ishte e papërdorshme.

 

Kjo përplasje nuk gjeti zgjidhje, pasi kompania që kishte porositur kripen kërkoi dëmshpërblim.

 

Palët nuk ranë dakord për sasinë e mbetur dhe dëmshpërblimin e saj.

 

Por subjekti dërgues dhe transportues që është kompania “Sea Scanner Logistics”, rezulton se ka probleme me siguracionin e mjetit dhe rrjedhimisht probleme në mbulimin e dëmshpërblimit.

 

Ndaj pa u zgjidhur ky konflikt tregtar dhe me ngarkesën e zhdoganuar në Durrës, anija me kapiten sirian u largua në orët e para të së shtunës, pa lajmëruar autoritetet shqiptare nga rada portuale e Durrësit.

 

Pronari i subjektit shqiptar, për llogari të të cilit ishte ngarkesa me kripë, ka denoncuar në polici vjedhjen flagrante të ngarkesës së mbetur në anije dhe mungesën e reagimit të strukturave shtetërore, që mbrojnë sigurinë portuale dhe kufitare në Durrës.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *