E shtunë, 3 Tetor 2026 Film TV deri në 23:59 Në vijim ora 00:00: Film TV Reklamo Kontakt Karriera
Vizion Plus
Video · Kronikë

Kapet në kohë rekord autori i vrasjes se kreut të njësivë vendore në Vlorë

Policia e Vlorë ka kapur Brenda një kohe rekord autorin e vrasjes së kreut të njësisë vendore Kotë në bashkinë e Selenicës.

 

Reklamë

Autori i krimit, shtetasi Admir Delaj u prangos pak minuta pasi vrau në lokal në fshatin Kotë, drejtuesin e kësaj njësie, shtetasin Fatmir Hodo.

 

Në ndjekje të autorit ishin vënë një numër i madh uniformash blu, duke bërë të mundur gjetjen dhe arrestimin e tij në banesë.

 

Në cilësinë e proves material policia ka sekuestruar makinën dhe armën e krimit Çifte që ka përdorur autori.

 

Ende nuk janë sqaruar arsyet që çuan Admir Delajn 43 vjeç drejt vrasjes se fatmir Hodos.

Më shumë video

Reklamë