Identifikohet dhe shoqërohet në Komisariatin e Tropojës autori i dyshuar i plagosje se nje 35 vjecari ne Tropoje..

Më datë 04.10.2020, rreth orës 21:00, në fshatin Babinaj, Tropojë, pas një konflikti të çastit për motive të dobëta, shtetasi A.H., 38 vjeç, ka plagosur me armë zjarri shtetasin L.H., 35 vjeç.

Shërbimet e Policisë kanë shkuar menjëherë në vendngjarje dhe falë veprimeve të shpejta bënë të mundur kapjen e autorit të dyshuar, shtetasin A.H, dhe shoqërimin e tij në Komisariatin e Tropojë, për veprime të mëtejshme hetimore.

I plagosuri ndodhet në spitalin e Gjakovës për mjekim më të specializuar.

 

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *