8  raste të vjedhjeve të biçikletave dhe të një zyre janë zbardhur nëpërmjet operacionit të koduar “Stacioni” në Durrës.

 

Në pranga përfundoi shtetasi  D. Sh., 40 vjeç, banues në lagjen Nr. 6 Durrës.

 

Nga veprimet hetimore rezulton se ky shtetas është autor i dyshuar i një sërë vjedhjeve të biçikletave dhe të një zyre, të ndodhura gjatë muajve të fundit, në qytetin e Durrësit dhe konkretisht:

 

Më datë 11.09.2019, në lagjen Nr. 1, Durrës, dyshohet se ka vjedhur biçikletën në banesën e shtetasit A. H.

 

Më datë 20.09.2019, në lagjen Nr. 10, dyshohet se ka vjedhur biçikletën e shtetasit  Q. T.

 

Më  datë 20.09.2019, në lagjen Nr. 11, Durrës, dyshohet se ka vjedhur biçikletën e shtetasit  R. Ll.

 

Më datë 04.10.2019, në lagjen Nr. 14, Durrës, dyshohet se ka vjedhur biçikleten e shtetasit S. B.

 

Më datë 06.10.2019, në lagjen Nr. 4, Durrës, dyshohet se ka vjedhur banesen e shtetasit F. A., ku ka marrë disa vegla pune dhe një biçikletë me vlerë 50 000 lekë.

 

Më datë 28.07.2019, në lagjen Nr. 6, Durrës, dyshohet se ka vjedhur biçikleten e shtetasit A. C.

 

Më datë 14.08.2019, në lagjen Nr. 3, Durrës, dyshohet se ka vjedhur biçikletën e shtetasit I. V.

 

Po ky shtetas dyshohet se është autor i vjedhjes së zyrës së veteranëve, ndodhur në datën 13.09.2017, në lagjen Nr. 2, Durrës, ku ka vjedhur dhe më pas i ka shitur orenditë dhe dritaret e kësaj zyre.

 

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *