Policia e Korçës ka arrestuar një 24-vjeçar nga Durrësi, i cili u kap duke transportuar me makinë tre emigrantë të jashtëligjshëm.

I riu me inicialet S.M., u ndalua në aksin rrugor Korçë-Pogradec, ndërsa emigrantëve i kishte marrë nga 200 euro me premtim kalimin drejt vendeve të BE-së. Nga verifikimet e kryera rezultoi se ai drejtonte mjetin pa patentë.

Njoftimi i policisë:

Shërbimet e Komisariatit të Policisë Pogradec, në bashkëpunim me strukturat për Hetimin e Krimeve në DVP Korçë, Policinë Kufitare dhe Policinë Rrugore në vijim të operacionit policor të koduar “Perimetri”, kanë goditur një tjetër rast të aktivitetit kriminal të dhënies së ndihmës shtetasve të huaj për kalim të paligjshëm të kufirit, kundrejt shpërblimit, si rezultat i të cilit u bë arrestimi në flagrancë i shtetasit S. M., 24 vjeç, banues në Durrës.

Ky shtetas u konstatua nga shërbimet e Policisë Rrugore, në aksin rrugor Korçë-Pogradec, duke transportuar me mjetin tip “Volvo”, 3 emigrantë të paligjshëm të cilëve kundrejt shpërblimit 200 euro secilit, iu kishte premtuar kalimin drejt vendeve të BE-së. Nga verifikimet e kryera rezultoi se drejtuesi i mjetit shtetasi S. M., drejtonte mjetin pa leje drejtimi.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *