E premte, 9 Tetor 2026 Takohemi N'vizion deri në 06:55 Në vijim ora 06:55: 7 PA 5 Live Reklamo Kontakt Karriera
Vizion Plus
Video · Kronikë

Kapet me mina me telekomandë/ 66-vjeçari siguronte armë e municione për grupet kriminale në Lezhë

Këto janë pamjet nga arsenali i armëve që u zbulua në banesën e Qemal Ajazit në Lurë.

 

Reklamë

66-vjeçari u arrestua pasi e kishte kthyer banesën në fshatin Arrëmollë, në një vend të prodhimit të minave.

 

Reklamë

Ajazi siguronte municion dhe armë, me qëllim shitjen e tyre për llogari të grupeve kriminale që veprojnë në qarkun e Lezhës.

 

3 mina me telekomandë, 2 armë, 40 kallëpe tritoli dhe më shumë se 2 mijë fishekë iu gjetën 66-vjeçarit në momentin e arrestimit.

 

Policia po vijon hetimet për të zbuluar personat apo grupet kriminale që kishin porositur armët dhe eksplozivët.

Më shumë video

Reklamë