E mërkurë, 7 Tetor 2026 Trashëgimtari Halef deri në 13:15 Në vijim ora 13:15: Trazira në Parajsë Reklamo Kontakt Karriera
Vizion Plus
Kronikë

Kapet me mijëra euro e bizhuteri floriri, pranga shoferit të minibusit në Portin e Durrësit

Një 48-vjeçar nga Shkodra është arrestuar në Portin e Durrësit, pasi tentoi të fuste kontrabandë 46 bizhuteri floriri dhe 60960 mijë euro.

Në pranga përfundoi shtetasi me iniciale A.M., drejtues i minibuzit të linjës Shqipëri – Francë – Shqipëri.

Reklamë

Gjatë kontrollit të kryer në vijën e dytë nga specialistët, në kabinën e  shoferit, u gjetën dhe sekuestruar në cilësinë e provës materiale rreth 61 mijë euro si dhe 46 artikuj (bizhuteri) floriri.

Materialet do ti kalojnë Prokurorisë së Rrethit Gjyqësor Durrës për veprën penale “Mosdeklarimi në kufi i të hollave dhe sendeve me vlerë”.

Vazhdo të lexosh

Reklamë