Kapet me kokainë, arrestohet shqiptari në Itali

Një 21-vjeçar shqiptar ka rënë në prangat e policisë italiane pasi akuzohet për shitje të lëndeve narkotike.
I riu me iniciale M.G me origjinë nga Shqipëria, u arrestua nga policia italiane natën e së mërkurës në Venecia, pasi u pikas si një person i dyshimtë nga policia.
Mediat italiane raportijnë se shqiptari, në momentin e ndalimit ishte i veshur me veshje të errëta, me kapuç në kokë endej rreth e rrotull sikur donte të mos ndiqej.
Sapo pa agjentët e policisë, u përpoq të arratisej, por u bllokua dhe u identifikua.
Nga kontrollet e kryera në policisë, rezultoi se 21 vjeçari kishte procedime të shumta në lidhje me posedimin e lëndëve narkotike. Pas kontrollit, atij ju gjetën 13 doza kokainë, 547 euro para të gatshme si dhe një kartë telefonike SIM.




