E shtunë, 14 Nëntor 2026 Film TV deri në 05:50 Në vijim ora 05:50: Takohemi N'vizion Reklamo Kontakt Karriera
Vizion Plus
Bota

Kapet me heroinë, pranga të riut shqiptar në Itali

Një shqiptar ka rënë në prangat e policisë italiane nën  akuzën e trafikimit të lëndëve narkotike.

 

Sipas mediave italiane 25-vjeçari, A.K., është vënë në prangat e karabinierëve të premten të qytetin e Kietit, në komunën Frankavila al Mare, gjatë një ndalimi nga patrulla policore.

 

Në cilësinë e proves materiale është sekuestruar 2,150 kg heroinë e pastër e cilësisë së lartë, e ndarë në 4 pako, e fshehur në tapicerinë e automjetit të tij si edhe një kuti kartoni me 3 thasë të vegjël me kimikate me peshë 15 kg, që do të përdoreshin për të modifikuar veçoritë e lëndës narkotike.

Vazhdo të lexosh

Reklamë