E premte, 18 Shtator 2026 7 PA 5 Live deri në 09:00 Në vijim ora 09:00: Mes'dritë Live Reklamo Kontakt Karriera
Vizion Plus
Breaking përditësuar 5 orë më parë
Kronikë

Kapet me drogë, pranga shqiptarit në Janinë

Ilustrim · Vizion Plus

Një shtetas shqiptar është arrestuar në Janinë nga policia greke pasi transportonte në automjetin e tij një sasi të madhe kanabis. Ngarkesa u zbulua nga qentë e antidrogës.

 

Një shqiptar ka rënë në prangat e policsë greke, pasi po transportonte me makinën e tij një sasi të madhe kanabisi. Lënda narkotike u gjet me ndihmën e qenit të zbulimit të drogës.

 

Ndalimi i tij është bërë në afërsi të Janinës, pasi në mjetin e tij u gjet një sasi e konsiderueshme kanabisi. U desh aktivizimi i qenit të zbulimit të drogës, që të gjendej sasia e lëndës narkotike. Në cilësi të provës material policia ka sekuestruar 41 paketa që përmbanin 43,8 kg kanabis, një shumë prej 735 eurosh si dhe dy telefona celularë.

 

I akuzuar për import, transport dhe trafik lëndësh narkotike, 32-vjeçari u dërgua në prokurorinë e Janinës.

Redaksia Web
Gazetar/e · Vizion Plus · Redaksia e Vizion Plus.
Të gjithë artikujt

Vazhdo të lexosh