Kronikë
Kapet me drogë, pranga shqiptarit në Itali

Një shqiptar ka rënë në prangat e policisë italiane pasi është kapur me drogë.
Sipas medjave të vendit fqinj shqiptarit me iniciale Xh.V. 27-vjeç iu gjetën mbi 130 kg marijuana.
Reklamë
Dyshimet janë se shqiptari është një tregtar droge, ndërsa në pakot e marijuanës kishte gjurmë të rërës.
Gjithashtu gjatë kontrollit ushtruar në banesën e tij në Via Curtatone u gjetën dhe sekuestruan 8 mijë euro, ndërsa marijuana e sekuestruar nëse do të dilte në treg do kapte vlerën e 600 mijë eurove.
Vazhdo të lexosh
Reklamë




