E shtunë, 14 Nëntor 2026 Mes'dritë deri në 12:00 Në vijim ora 12:00: Lajme Ora 12:00 dhe Moti Reklamo Kontakt Karriera
Vizion Plus
Vendi

Kapet me drogë dhe mijëra euro, arrestohet i riu shqiptar

Një i ri shqiptar ka rënë në prangat e policisë italiane, pasi pas kontrollit në shtëpinë e tij janë gjetur dhjetëra doza kokainë dhe mijëra euro para të gatshme, të cilat kanë ardhur nga shitja e drogës.

 

Arrestimi i 29-vjeçarit është bërë karabinierët e Stacionit Galliate, i cili nuk rezulton të ketë pasur precedencë të mëparshme penale dhe banues prej vitesh në këtë zonë. Ai e kishte kthyer tregtinë e drogës në burimin kryesor të të ardhurave.

 

Reklamë

Ndërkohë policia pas kontrolleve në shtëpinë e tij, policia gjeti 106 doza kokainë për një total prej rreth 200 gram, si dhe 15,880 euro në kartmonedha të ndryshme. Gjithashtu u gjetën edhe materiale paketimi.

 

I riu shqiptar është arrestuar dhe ndodhet në qeli deri në vendimin e gjykatës për vërtetimin e arrestimit.

Vazhdo të lexosh

Reklamë