Policia e Durrësit ka goditur një rast të armëmbajtjes pa leje dhe të shpërndarjes së drogave të forta.

Në kuadër të operacionit policor të koduar “Sallmone”, u arrestua në flagrancë shtetasi: Eraldo Vora, 26 vjeç, banues në Sallmone, Shijak. Sipas Policisë, gjatë kontrollit të ushtruar në automjetin tip “Audi”, me të cilën ky shtetas po qarkullonte, iu gjet dhe sekuestrua një armë zjarri pistoletë, 1 krehër dhe 10 fishekë.

Në vijim të kontrollit, në banesën e shtetasit Eraldo Vora, shërbimet e Policisë kanë gjetur dhe sekuestruar në cilësinë e provës materiale rreth 14 gr. lëndë narkotike e dyshuar kokainë, 1 peshore elektronike, një shkop metalik dhe sende të tjera të kundërligjshëm. Gjithashtu, në banesën e këtij shtetasi u konstatua lidhje e paligjshme e energjisë elektrike.

 

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *