E premte, 13 Nëntor 2026 Trazira në Parajsë deri në 14:00 Në vijim ora 14:00: Dielli i Dimrit Reklamo Kontakt Karriera
Vizion Plus
Breaking përditësuar 8 minuta më parë
Kronikë

Kapet me 55 gramë heroinë, pranga 29-vjeçarit

Një 29-vjeçar ka rënë në prangat e policisë pasi akuzohet për tregtimin e lëndëve narkotike të forta në doza të vogla.

 

Ndalimi i shtetasit me iniciale E.T, është bërë në sajë të operacionit të koduar “MAPO”, ku gjithashtu është sekuestruar edhe 55 gramë Heroinë, e ndarë në doza gati për shitje.

 

Reklamë

Seksioni për Hetimin e Narkotikëve në Drejtorinë Vendore të Policisë Tiranë kishte siguruar informacione në rrugë operative, si dhe falë bashkëpunimit me qytetarët, se shtetasi E. T., me pseudonimin “TAFA”, në bashkëpunim me persona të tjerë tregtonin lëndë narkotike të llojit Heroinë dhe Kokainë.

 

Informacionet policore bëjnë me dije se veprimtaria e tyre kriminale në shitjen e lëndës narkotike Heroinë e Kokainë  ishte e shtrirë në zonat e “Kombinatit”, “Yzberishtit”, “Unazës së Re”,  “Tiranës së Re”, si dhe në afërsi  të  disa shkollave të mesme në Tiranë.

 

“Gjatë mesditës së sotme, Specialistët për Hetimin e Narkotikëve kanë ndërhyrë duke bërë të mundur kapjen në flagrancë të shtetasit E. T., në aksin rrugor “Tiranë-Elbasan”, në një rrethrrotullim, pranë një qendre tregëtare, i cili qarkullonte me një automjet. Gjatë kontrollit fizik dhe të automjetit,  Policia gjeti dhe sekuestroi  në cilësinë e provës materiale  55 gramë lëndë të dyshuar Heroinë.”

 

Ndërkohë policia vijon operacionin e saj për kapjen e personave të tjerë të përfshirë në këtë veprimtari kriminale.

Vazhdo të lexosh

Reklamë