E premte, 13 Nëntor 2026 7 PA 5 Live deri në 09:00 Në vijim ora 09:00: Mes'dritë Live Reklamo Kontakt Karriera
Vizion Plus
Kronikë

Kapet me 3.7 kilogramë lëndë narkotike, pranga 25 vjeçarit në Shkodër

Një 25 vjeçar është vënë në prangat e policisë së Shkodrës pasi akuzohet për trafikim të lëndëve narkotike.

 

Sipas policisë është bërë i mundur arrestimi i shtetasit S. V. 25 vjeç, banues në fshatin Sallmone, Shijak.

 

Shërbimet e Policisë Kufitare në  PKK Muriqan, Shkodër,  gjatë kontrollit të ushtruar në vijën e dytë  në automjetin tip “Opel”, me të cilin udhëtonte 25 vjeçari, gjetën dhe sekuestruan në cilësinë e provës materiale 3.7 kilogramë  lëndë narkotike e dyshuar Cannabis Sattiva.

Vazhdo të lexosh

Reklamë