E premte, 2 Tetor 2026 Film TV deri në 06:00 Në vijim ora 06:00: Trazira në Parajsë Reklamo Kontakt Karriera
Vizion Plus
Vendi

Kapet me 3.3 kg kanabis në makinë, pranga 19 vjeçarit

Seksioni për Hetimin e Narkotikëve dhe Trafiqeve pranë Policisë së Vlorës kanë sekuestraur 3.3 kg kanabis ndërsa në pranga ka rënë një 19 vjeçar.

 

Reklamë

Pas informacioneve të marra në rrugë operative policia është vënë në ndjekje të një automjeti tip Opel Corsa që drejtohej nga 19 vjeçari L.M., banues në Orikum, Vlorë.  Gjatë ndjekjes, 19 vjeçari ka tentuar që t’u largohet uniformave blu por që nuk ia ka dal dot.

 

Nga kontrolli i ushtruar në automjet, policia ka gjetur dhe sekuestruar 3.3 kilogramë lëndë narkotike e llojit kanabis sativa. 19 vjeçari akuzohet nga policia për veprën penale “Prodhimi dhe shitja e narkotikëve”.

.

Vazhdo të lexosh

Reklamë