E diel, 8 Nëntor 2026 Film TV deri në 23:00 Në vijim ora 23:00: Lajmet e Fundit dhe Moti Reklamo Kontakt Karriera
Vizion Plus
Vendi

Kapet malazezi me 50 kg hashash

Një shtetas malazez është arrestuar mbrëmjen e së mërkurës në pikën kufitare të Kapshticës, pasi tentoi të kalonte në Greqi 50 kg droge të llojit canabis sativa. Në pranga është vënë 46-vjeçari Dragojub Konatar. Arrestimi i tij u bë gjatë procesit të skanimit të mjetit tip furgon që ai drejtonte, me të cilin udhëtonte nga Mali i Zi, përmes Shqipërisë, drejt Greqisë. Droga ishte e ndarë në 49 pako dhe ishte e fshehur në shasinë e mjetit.

 

 

 

Vazhdo të lexosh

Reklamë