Subscribe

Policia e Tiranës sekuestroi 1,3 kilogramë kokainë, ndërkohë që në pranga ranë 7 persona si posedues dhe shpërndarës të saj. Arrestimet u bënë gjatë operacionit të koduar Seven ku pjesëtarët e grupit dyshohet se janë furnizuesit kryesorë të bareve e lokaleve vip të kryeqytetit. Donjet Zaloshnja, Selim Rama, Aurel Kafeja, Indrit Barci, Llazar Buhani, si dhe Mikel e Enea Mitri u hetuan për më shumë se tre muaj nga policia. Gjatë kontrolleve u gjetën dhe 12.800 euro, dy peshore elektronike, 3 automjete dhe 15 telefona celularë, të cilat do të ekzaminohen për të identifikuar klientët e këtij grupi bashkëpunëtorët dhe mënyrën se si ata siguronin kokainën. Hetuesit dyshojnë se grupi kishte siguruar 5 kilogramë kokainë, por e ka shitur në tregun e kryeqytetit vlera e së cilës e ndarë në doza, shkon më shumë se 100 mijë euro.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *