Policia e Durrësit goditi mbrëmjen e të premtes një rast të trafikimit të drogave të forta përmes portit.

Një furgon mallrash i kompanisë “Bledi Trans”, që kryen itinerarin Shqipëri-Itali-Angli për të transportuar pakot për emigrantët, iu nënshtrua kontrollit para nisjes drejt Barit.

Lexo edhe :

Related Posts

Gjatë kontrollit të imtësishëm, në një vend të fshehtë në dyshemenë e fugonit u gjetën 7.3 kg kokainë, e ndarë në shtatë pako.

Pasi zbuloi drogën, policia vuri në pranga 28-vjeçarin Mentor Çuni, pronar i fugonit dhe shoferin, Arjan Doçi 40 vjeç.

Si prova materiale, efektivët gjatë operacionit të koduar “Pakot” sekuestruan veç lëndës narkotike edhe 4 celularë, automjetin, si dhe euro, lekë, korona suedeze dhe franga.

Autoritetet po vijojnë hetimet për të zbuluar porositësin e kokainës dhe persona të tjerë të implikuar në rrjetin e trafikut.

Porti i Durrësit konsiderohet porta kryesore hyrëse dhe dalëse e sasive të mëdha të kokainës që vjen nga vendet e Amerikës Latine kryesisht në ngarkesa me banane. Vitet e fundit, janë zbuluar dhe sekuestruar tonelata me drogë me vlerë qindra milionë euro. /vizionplus.tv

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *