Subscribe

Tentojnë te kalojnë nje sasi kokaine ne Greqi, por arrestohen nga policia. Uniformat blu ne doganën e Kapshticës, kane bere te mundur zbulimin e afro 350 gramëve kokaine, ndërsa katër persona, kane përfunduar ne pranga. Droga u gjet ne çanten e 21-vjeçares Redona Demollit, ndërkohe qe pjesa tjetër u identifikua ne çantën e 25-vjeçares Rudina Hoxha. Demolli udhëtonte se bashku me Ledi Nurçen, i cili drejtonte një automjet tip “Mitsubishi” kur kane tentuar te kalojnë kufirin per ne Greqi. Te njëjtin veprim ka bere edhe vajza tjetër, e cila ishte ne shoqërinë e Mikel Cekrezit ne një tjetër makine te tipit “Benz”. Ndërkohe, policia e Elbasanit ka prangosur ne flagrance ne aksin Librazhd-Përrenjas dy shtetas maqedonas. Vasil Tanaskoski 35 vjeç dhe Aleksander Trajkoski 38 vjeç u kapen ne afërsi te fshatit Hotolisht, teksa ne makinën e tyre tip “Jaguar” u gjeten 100 grame kokaine. Bashke me sasinë e drogës, forcat e policisë sekuestruan edhe 6 aparate celulare dhe dhjete karat SIM.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *