Antidroga e Tiranës ka goditur një tjetër grup që merrej me shpërndarjen e lëndëve narkotike në disa lagje në kryeqytet.

 

Policia ka arrestuar 3 persona, pasi në mjetin e njërit prej tyre u gjet mbi një kilogramë kokainë, në paketimin e së cilës ishin stampuar 3 yje.

 

Në pranga ka rënë Robert Domi, Andrea Dema dhe Genis Mustafa. Sipas hetimeve, Domi dhe Dema siguronin drogën në Shijak dhe e sillnin në Tiranë tek bashkëpunëtori i tyre Genis Mustafa. Tre të rinjtë u kapen në flagrancë.

 

Sipas policisë kokaina shpërndahej në rrugën “Myslym Shyri”, në Rrugën e Durrësit, tek “21 dhjetori” si dhe në disa zona të tjera të mbipopulluara.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *