E premte, 25 Shtator 2026 Film TV deri në 23:59 Në vijim ora 00:00: Film TV Reklamo Kontakt Karriera
Vizion Plus
Kronikë

Kapet kavajasi që shpërndante heroinë me biçikletë

Një 45 vjecar është arrestuar nga policia pasi akuzohet për shpërndarje të lëndeve narkotike në qytetin e Kavajës.

 

Prangosja e shtetasit me iniciale L.M. banues në këtë qytet u bë në kuadër të operacionit të koduar “Çiklisti”.

 

Reklamë

Gjatë momentit që po qarkullonte me biçikletë në lagjen Nr. 3 Kavajë ai është ndaluar nga shërbimet e Policisë dhe gjatë kontrollit fizik të ushtruar i janë gjetur disa doza me heroinë.

 

Në vijim është ushtruar kontroll në banesën e këtij shtetasi, ku janë gjetur doza të tjera me heroinë, një sasi lekësh e sende të tjera.

 

Janë sekuestruar në cilësinë e provës materiale: 125 gr lëndë e dyshuar narkotike heroinë, 36 700 lekë të përfituara nga shitja e lëndës narkotike, biçikletë, 2 aparate celulare, 2 karta banke dhe një peshore elektronike.

Vazhdo të lexosh

Reklamë