Autoritetet në Malin e Zi kanë sekuestruar një sasi të konsiderueshme droge llojit marijuana.

 

Bëhet me dije se droga është sekuestruar në pikën kufitare Bozhaj, ndërsa akoma nuk ka asnjë informacion në lidhje me sasinë e kapur. Policia në pikën kufitare Bozaj ka bërë me dije se droga është sekuestruar mes mallrave të tjera (barishte të thata), në një kamion që vinte nga Shqipëria..

 

Ndërkohë deri më tani nuk ka informacione të tjera në lidhje me të shoqëruar apo destinacionin kryesor të drogës.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *