E enjte, 12 Nëntor 2026 7 PA 5 Live deri në 09:00 Në vijim ora 09:00: Mes'dritë Live Reklamo Kontakt Karriera
Vizion Plus
Kronikë

Kapet italiani me drogë në portin e Durrësit/VIDEO

 

Policia Kufitare ka sekuestruar 6.1 kg lëndë narkotike e dyshuar Marijuanë në portin e Durrësit ndërsa është arrestuar në flagrancë një shtetas Italian.

 

Gjatë procedurave të kontrollit kufitar në Pikën e Kalimit Kufitar Durrës mbrëmjen e së mërkurës Policia ushtroi kontroll  në një mjet me drejtues një shtetas italian,  me destinacion Italinë.

Reklamë

 

Gjatë kontrollit të imtësishëm  të ushtruar në vijën e dytë  mjetit tip Fiat, në pjesën e  poshtme të mbrapakolpit u gjetën dhe sekuestruan në cilësinë e provës materiale rreth 6 kilogramë  e 105 gramë lëndë narkotike e dyshuar e llojit Marijuanë.

Në pranga ra shtetasi Piero Mormina 60 vjeç, banues në Itali, posedues I lëndës narkotike.

 

Vazhdo të lexosh

Reklamë