Një tjetër sasi e madhe hashashi prej 274 kilogramësh, si dhe 385 bimë cannabis sattiva në proces tharjeje, janë sekuestruar mëngjesin e së mërkurës në operacionet e zhvilluara ne dy qytete. Në Lushnjë, policia sekuestroi 224 kilogram kanabis, ndërsa arrestoi poseduesin e saj, 56-vjeçarin Sami Ibaliu. Në banesën e tij u gjet edhe një armë gjahu pa leje si dhe nje sasi fishekësh. Ndërsa më Shkodër, uniformat blu sekuestruan 50 kg lëndë narkotike dhe qindra rrënje kanabisi. Lënda narkotike u zbulua në fshatin Kir, ndërsa janë shpallur në kërkim kultivuesit e saj. Edhe ne Vlore, policia sekuestroi ne një stalle rreth 2 kilogramë hashash te presuar, si dhe 300 bime narkotike. Ne pranga ra Erion Dema, pronar i stallës, ndërsa janë proceduar penalisht 10 persona te tjerë, te cilët punonin per 32-vjecarin.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *