Një shqiptar ka rënë në prangat e policisë italiane ndërsa dy të kanë arritur të shpëtojnë. Sipas mediave italiane bëhet me dije se shqiptarët po përpiqeshin të vidhnin një apartament, por karabinierët kanë mbërritur ndërkohë, pasi janë thirrur nga disa banorë të godinës.

 

Dy nga të kërkuarit janë larguar nga policia duke zbritur nga kati i katër i banesës përmes tubave të shkarkimit, ndërsa 17 vjeçari shqiptar ndodhet në burgun e Beçaria.

 

Skena e guximshme u zhvillua mbrëmjen e së shtunës në një kompleks godinash në Satellite të Milanos.

 

Menjëherë pas sinjalizimit të marrë nga një qytetatr i rastësishëm, patrulla ka shkuar në vendngjarje dhe gjeti tre të rinjtë në veprim, të gatshëm për të kryer grabitjen, por në momentin e fundit u gjetën të rrethuar.

 

Por, dy nga tre shqiptarët u treguan të shkathët duke zbritur në mënyrë të befasishme dhe duke u arratisur.

 

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *