Një gomone me dy italianë në bord është kapur në brigjet e Dhërmiut, rreth orës 22:00 te mbrëmjes së ditës se enjte. Gomonia u konstatua nga policia kufitare e Vlorës, reparti i Delta Forcës dhe Guardia Di Finanza 0,5 milje larg bregut. Burime nga policia bëjnë me dije se nuk është gjetur asnjë send apo material i jashtëligjshëm, por ka dyshime se italianët Massimiliano Chimienti dhe Giafranco Maiorano kishin mbërritur në brigjet shqiptare për të marrë lëndën narkotike. Ata kane precedent te mëparshëm penal ne fushën e trafikimit te drogës. Një vendim i Gjykatës Italiane i ka ndaluar te dalin nga shteti i tyre. Policia i ka shoqëruar ne komisariatin e Vlorës dy italianet, per t’i marre ne pyetje.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *