Subscribe

3 shtetas shqiptarë kanë rënë në prangat e policisë italiane pasi po transportonin me gomone 1.7 ton kanabis sativa si dhe armë.

 

 

Policia bëri të ditur vetëm inicialet e trafikantëve: në pranga përfunduan F.M  25 vjeç, A.S. 25 vjeç, dhe O.S. 25 vjeç, të gjithë nga qyteti i Vlorës.

 

 

Gomonia është kapur dy ditë më parë në brigjet e Leçes dhe sipas të dhënave nga autoritetet italiane, ishte nisur nga zona e Vlorës për në brigjet e Otrantos dhe synimi përfundimtar ishte Salento.

 

Lënda narkotike ishte e ndarë në 76 pako të madhësive të ndryshme  dhe kapte vlerën prej 17 milionë euro në tregun me pakicë. Policia ka sekuestruar edhe armë të tipit Kallashnikov dhe 30 fishekë.

 

Të arrestuarit akuzohen për trafikim ndërkombëtar të drogës si dhe mbajtjen e paligjshme të armëve luftarake.

 

Me operacionin e së shtunës, në Pulia shkon në 35 ton marihuana e konfiskuar, ndërsa 50 kontrabandistë janë arrestuar gjatë vitit 2017.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *