Subscribe

Policia italiane ka bllokuar nje gomone te mbushur me droge si dhe ka arrestuar në flagrancë gjatë natës 2 të rinj nga Brindizi.

 

Ngarkesa prej 1500 kilogramesh hashash e trafikuar përmes Adriatikut u sekuestrua ne zonen e Monopolit.

 

Autoritetet  italiane konfirmojnë se dyshohet që gomonia ishte nisur nga Shqipëria.

 

Gjatë gjithë natës policia italiane ka monitoruar lëvizjen e mjetit lundruesa qe po I afrohej brigjeve të Brindizit.

 

 

Pas mberritjes se gomones në plazhin e Torre Canne dy skafistët nisen të shkarkonin në tokë thasët me drogë. Karabinieret ndërhynë për arrestimin në flagrancë të dy trafikanteve. të cilët tentuan të largohen përmes detit.

 

Gjatë kësaj tentative gomonia është përplasur me shkëmbinjtë në breg e dy skafistët janë vënë nën pranga.

 

Të arrestuarit janë dy të rinj 20 vjeçarë nga Brindizi. Në gomone u gjet droga e ambalazhuar në 80 thasë .

 

Vlera e saj nëse do te mberrinte ne treg shkonte në 14 milionë euro.Policia italiane ka nisur hetimet për të zbuluar grupin kriminal  për llogari të të cilit punonin dy skafistët.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *