E premte, 6 Nëntor 2026 Film TV deri në 23:00 Në vijim ora 23:00: Lajmet e Fundit dhe Moti Reklamo Kontakt Karriera
Vizion Plus
Breaking përditësuar 1 orë më parë
Video · Kronikë

Kapet gomonia me 1 ton hashash

1 ton hashash i nisur nga Shqipëria drejt Italisë është sekuestruar në brigjet e Lecces, në një operacion të Grupit Detar të Guardia di Finanza në bashkëpunim me Autoritetet e Policisë shqiptare.

 

Në pranga ka rënë skafisti shqiptar, M. Nazëraj, 34 vjeç nga Fieri ndërsa bashkëpunëtori i tij është shpallur në kërkim.

 

Reklamë

Sasia e drogës së sekuestruar arrin një vlerë prej 1 milionë eurosh.

 

Gjatë ndjekjes skafisti shqiptar ka hedhur në det sasinë e drogës dhe ka braktisur gomonen për t’i shpëtuar arrestimit. Por Guardia di Finanza ka mundur ta ndalojë atë si dhe të ndaloje mjetin lundrues qe lëvizte pa kontroll me shpejtësi te larte. Gjate ndërhyrjes u vunë ne rrezik edhe mjetet e tjera lundruese te angazhuar ne operacion.

 

Gomonia, e gjatë 7 metra ishte e pajisur me 2 motorë të fuqishëm.

Më shumë video

Reklamë