Subscribe

Një sasi prej 96.5 kilogramë kanabisi u kap nga policia e Shkodrës, ndërsa u arrestuan katër persona.

 

Në pranga përfunduan Prel Zefi, 30 vjeç, Albert Logu, 21 vjeç, Pllum Fusha 37 vjeç dhe Besnik Bludaj 40 vjeç. Operacioni antidrogë u zhvillua në vendin e quajtur Bzhetë, në Njësinë Administrative të Shkrelit pas disa muajve hetime.

 

Sipas policisë, katër trafikantët po e transportonin lëndën narkotike nga Malësia e Dukagjinit ku dyshohet se e kishin kultivuar në drejtim të Shkodrës. ata po lëviznin me tre automjete të ndryshme, ndërsa kanabisin e kishin ngarkuar në një furgon qw drejtohej nga Prel Zefi. Kjo me qëllim shmangien e postblloqeve të policisë gjatë rrugës.

 

Në cilësinë e provës materiale hetuesit sekuestruan lëndën narkotike, 8 aparate celular si dhe 3 automjetet.

 

Të arrestuarit akuzohen për veprat penale “Prodhimi dhe shitja e narkotikëve” si dhe “Pastrimi i produkteve të veprës penale ose veprimtarisë kriminale”. Ndërkohë vazhdon puna për identifikimin dhe kapjen e personave të tjerë të përfshirë në këtë aktivitet kriminal të trafikut të lëndëve narkotike.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *