E diel, 8 Nëntor 2026 Film TV deri në 00:55 Në vijim ora 00:55: Dielli i Dimrit Reklamo Kontakt Karriera
Vizion Plus
Vendi

Kapet furgoni me hashash

255 kilogramë kanabis janë sekuestruar këtë të shtunë nga policia kufitare e Durrësit. Uniformat blu kanë arritur te arrestojnë Denaldo Kollovin, 22 vjeç, ndërsa një tjetër është shpallur në kërkim.
Kollovi dyshohet se ka përdorur automjetin e tij tip “Iveco” për transportimin e lëndës narkotike nga qyteti i Vlorës për në Gjirin e Lalëzit, me qëllim më pas transportimin me mjet lundrimi nga Shqipëria për në Itali. Automjeti është dërguar në ambientet e policisë për kontroll të imtësishëm. Droga ishte e ndarë në 119 pako dhe ishte e fshehur në pjesën midis karrocerisë dhe kabinës.

Vazhdo të lexosh

Reklamë