Subscribe

Policia e Tiranës sekuestroi 55  kilogramë lënde narkotike kanabis sativa, ndrysa arrestoi dy persona.

 

Babë e birë kanë përfunduar në pranga pasi gjatë kontrollit ne makinën e tyre policia gjeti të fshehur lëndën Narkotike.

 

Arrestimi i Avni Elezi, 34 vjeç dhe Bajram Elezi, 66 vjeç, banues në fshatin Mner është bere në afërsi të “Kthesës së Kamzës”.

 

Ne momentin e ndalimit dy të arrestuarit po lëviznin me një automjet tip “Ford Focus”.

 

Arrestimi i tyre erdhi pas informacione se në makinën, e cila po drejtohej nga Avni Elezi gjendej një sasi kanabisi.

 

Gjatë ushtrimit të kontrollit ne mjet nuk është gjetur hashashi. Ngarkesa e lendes narkotike prej 55 kilogramësh është zbuluar ne banesën e 34 vjecarit Elezi. Droga ishte e fshehur në dy fuçi.

 

Ndërkohe ne nje tjetër operacione ne lokalet e natës ne Velipoje, policia e Shkodrës, sekuestroi rreth 33 kg kanabis sativa, ndrysa vuri ne pranga 3 persona, mes tyre edhe nje vajze 16 vjeçare. Te arrestuarit dyshohet se vepronin ne zonën e plazhit, duke shpërndare droge.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *