E diel, 8 Nëntor 2026 Film TV deri në 23:59 Në vijim ora 00:00: Film TV Reklamo Kontakt Karriera
Vizion Plus
Vendi

Kapet drogë në Sarandë dhe Elbasan

97 kg kanabis sativa janë sekuestruar nga policia e Sarandës dhe Elbasanit në dy operacione këtë të mërkurë. Policia e Sarandës ka zbuluar në fshatin Nivicë, 56 kilogramë lende narkotike kanabis. Ndërkohe ka vënë në pranga poseduesin e saj, Mufit Hoxhën, 48 vjeç.
Droga u gjet e fshehur ne një automjet me targa italiane. Ndërsa në Elbasan, policia sekuestroi 31 kg hashash dhe arrestoi katër persona. Ne pranga ranë: Malvin Kamberi, Julian Laçi, Nazmi Sylejmani dhe Robert Haderi. Gjatë kontrollit policia sekuestroi 2 automjete dhe 8 telefona celularë.

Vazhdo të lexosh

Reklamë