Policia ka zbuluar dhe sekuestruar ne Kakavijë 21 kilogramë lende narkotike kanabis sativa. Ndërkohe pese persona kanë rënë në pranga. Droga është kapur ne dy operacione të ndryshme këtë të diele. I pari u finalizua në vijën e gjelbër. Hashashi ishte fshehur në dy çanta krahu, te cilat kane rene ne duart e uniformave blu. Të arrestuarit janë Fatos Agaçi, Andrea Cjalpi, Frederik Hyrija dhe Krenar Llanaj të katërt nga qyteti i Fierit. Ndërsa 100 gr kanabis u sekuestruan në vijën e dytë. Gjatë një kontrolli ne mjetin “opel astra” i cili drejtohej nga Ernest Haxhiaj, u zbulua droga. I riu është arrestuar nga forcat e policisë.

 

 

 

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *